Trezeguet: Domenech nuk ka fituar asgjë
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, e ka akuzuar sërish trajnerin e Francës, Raymond Domenech, i cili ia ka pamundësuar të luajë për përfaqësuesen e tij në Euro 2008.
“Më mungon ekipi kombëtar i Francës. Mirëpo unë kam vendosur që të heq dorë nga Les Bleus për t’ia lënë vendin ndonjë lojtari, i cili do të përshtatej në sistemin e Domenech, pasi që edhe nëse jam në formën më të mirë me Juventusin, Domenech ka ide tjera”.
“Kam pasur mundësinë të luaj nën urdhrat e Tigana, Lippi, Ancelotti, Capello dhe Deschamps. Këto janë trajnerë të nivelit të lartë, të cilët kanë fituar tituj. Kjo është arsyeja pse është vështirë t’i pranoj vendimet e dikujt, i cili nuk ka fituar asgjë”, ka thënë Trezegol.