Kaka kërkon të lihet i qetë nga gazetarët
Mesfushori brazilian Leite Kaka thotë se atmosfera është e acaruar pas negociatave me Manchester Cityn dhe dëshiron ca pushim në të ardhmen.
Superylli i Milanit së fundi dominoi të gjitha mediat sportive, pas ofertës së bujshme të Manchester Cityt. Por pas refuzimit të saj, filluan spekulimet se Kaka do të transferohet tek Real Madridi gjatë verës që vjen.
Gazetarët e AS kanë udhëtuar në Milano tek shtëpia e Kaka, për ta pyetur në lidhje me spekulimet e fundit, por braziliani ka kërkuar të lihet në qetësi.
“Kjo është e pamundur, këtu jam në shtëpinë time. Ju e thyeni privatizimin tim ndërsa po ashtu edhe privatizimin e bashkëshortes time. Ne mund të flasim në Milanelo, por jo edhe këtu...”, ka thënë Kaka.
“Nuk mund të flas për transferim dhe për Madridin. Këto ditë nuk dua të komentoj për asgjë, presioni është shumë i madh. Gjithçka është shumë e nxehtë dhe kam nevojë për qetësi”, ka shtuar braziliani.