Gerrard mund të dënohet me pesë vjet burg?
Mesfushori ikonik i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka mohuar akuzat për rrahje dhe sulm duke u deklaruar i pafajshëm, ndërsa tani qëndron i lirë me garanci derisa të paraqitet në Gjykatën Mbretërore me 20 mars për t’u përballur me akuzat.
Mediat njoftojnë se nëse Gerrard shpallet fajtor pas përfundimit të gjykimit, ai mund të dënohet me pesë vjet burg për shkak se është deklaruar i pafajshëm.
Kapiteni i Liverpoolit po përballet me këto akuza pasi ishte përfshirë në një përleshje në një klub nate në Liverpul më 29 dhjetor.
Përveç rrezikut për burg, 28-vjeçari mund të përjashtohet edhe nga veprimtaritë të cilat janë nën udhëheqje të FA (Football Association) që do të thotë se karriera e tij me Anglinë merr fund.