Pakistani ka vendosur qe te filloj zbatimin e denimit me vdekje per hakeret veprat e te cilave mund te bien ne kategorine e quajtur eterrorizem kibernetike.
Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari ka marre vendim qe hakeret veprat e te cileve mund te sjellin deri tek terrorizmi kibernetik dhe ne fund te rezultojne me vdekjen e personave tjere mund te denohen me burg te perjetshem apo edhe me denim me vdekje.
Denimi nuk ka te bej vetem me hakeret pakistaneze, por ne te gjithe ata veprimet e te cileve do te kane ndikim ne Pakistan, e bien nen definicionin pakistanez te terrorizmit. Kjo nenkupton se denimi do te mund te zbatohej mbi te gjithe hakeret vendet e te cileve kane marreveshje per dorezim te personave me Pakistanin.
Duhet permendur se nen akte terroriste Pakistani numeron edhe vjedhjet dhe kopjimet e informatave te besueshme qe kane te bejne me armet nukleare, kimike dhe biologjike.
Pasi qe keto jane arme te cilat qellim primar kane vrasjen, vjedhjen dhe kopjimin e informacioneve te tilla mund te perfundojne me vdekjen e dikujt, e keshtu mund te ekzekutohet edhe vet vrasesi.