Fitorja 4-1 e Kolbenzit ndaj LR Ahlen solli me vete edhe një rikthim të madh, atë të Fatmir Vatës.
Pas
gjashtë muajsh mungese, për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe pas dy
javësh stërvitjeje intensive, veterani shqiptar demonstroi në këtë
ndeshje se, edhe pse tashmë 37-vjeçar, është sërish i papërmbajtshëm.Për paraqitjen e tij në këtë ndeshje është vlerësuar me notën e mirë
2.5 nga revista prestigjioze sportive gjermane “Kicker”. “Ai i jep
strukturë dhe stabilitet lojës sonë”, deklaroi dje trajneri Uve
Rapolder, i cili theksoi se shqiptari tashmë e ka lënë pas dëmtimin e
rëndë. Fuqitë e Vatës mjaftuan deri në minutën e 77, kohë kur u
zëvendësua. “Unë jam gëzuar shumë, si një fëmijë i vogël, që më në fund
munda të rikthehem të luaj futboll”, u rrëfye shqiptari në përfundim të
ndeshjes ndaj Ahlenit. Në minutat që ishte në fushë, shqiptari i
ka dhënë një shtytje të madhe skuadrës në kërkim të fitores, duke
demonstruar se është ende një lider i saj. Gjithsesi ky mendohet se do
të jetë viti i fundit i karrierës futbollistike të Fatmir Vatës.