Dinho ne planet e Cityt
--------------------------------------------------------------------------------
Braziliani i Milanit, Ronaldinho, është kthyer sërish në planet e Manchester Cityt, ndërsa situata aktuale e tij te Rossonerët mund të bëjë që ish-numri dhjetë i Barcës të ndërrojë sërish ambient.
Ronaldinho pati një fillim të mbarë të sezonit që nga transferimi nga Barcelona, mirëpo kohëve të fundit ai është duke e nxehur stolin, pasi që Carlo Ancelotti preferon të luajë me treshen David Beckham, Clarence Seedorf dhe Kaka.
Trajneri i Rossonerëve shpesh e ka përsëritur se Ronaldinho është pjesë e rëndësishme e skuadrës, mirëpo për momentin braziliani është ‘jashtë’ skuadre.
Sipas “Telelombardia”, Manchester City mund të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar veror, për ta joshur drejt Premier Ligës ish-lojtarin më të mirë në botë.