Thyerja e e-mailave e ka turpëruar Presidentin e ri, fushata elektorale e së cilit pati përqafuar të gjitha format e teknologjisë; duke e përdorur atë me mjeshtri për të grumbulluar fonde, për t’i organizuar vullnetarët si dhe për shpërndarjen e informacioneve. Vetë Obama njihet se është shumë i dhënë pas celularit të tij BlackBerry. Megjithatë, stafi i Obamas tani është i kufizuar të përdorë teknologji të vjetra si fotokopjuesit, në vend të e-mailave me bashkëngjitje (atachment). Madje mediat elektronike dhe shtypi janë tallur me situatën e krijuar në Shtëpinë e Bardhë. “Na vjen keq djem, por të gjithë e-mailat e dërguar sot në adresë të Shtëpisë së Bardhë nuk janë pranuar sot, për arsye se Geoge Bush i ka thyer e-mailat para se ta lëshonte zyrën tij